Pikepyetjet e mbajtjes se maskes - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i 15 Korrikut që vendos me detyrim mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, gjen mbështetje nga mjekët epidemiologë pasi shmang rrezikun potencial nga infektimi.Por përtej kësaj, mjeku Erion Dasho është dyshues sa i përket mbajtjes së maskës për shumë orë pasi ajo krijon ngarkesë të madhe bakteriale.ERION DASHOEPIDEMIOLOG Sa i përket pikëpyetjeve që ngrihen për ambientet e mbyllura si administrata, banka apo zyra postare, Dasho shprehet se duhet hartuar një protokoll i veçantë.Ndërsa epidemiologu Dritan Ulqinaku e sheh ndryshe këtë fakt: sipas tij, mbajtja e maskës në përgjithësi nuk shkakton probleme shëndetësore. DRITAN ULQINAKUEPIDEMIOLOG, ISHPLidhur me numrin e testeve molekulare, Erion Dasho thekson se duhet të dyfishohet me patjetër.Për ata qytetarë që konstatohen në shkelje pasi nuk mbajnë maskë, akti normativ parashikon edhe penalitetin deri në 2mijë lek të reja.

Free Traffic Exchange