Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Ky lokal ndodhet në zonën neutrale të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pronari i lokalit është një malazesë. Ende pa hyrë zyrtarisht në vendin fqinj, kupton se ke dalë nga Shqipëria. Menjëherë të ofrohet shërbimi telefonik, pije dhe cigare pa taksa, ndërsa çmimet janë më të lira edhe se tek ne. Çdo ditë këtu kalojnë rreth 500-600 shqiptarë që shkojnë me pushime.
Lokalet tona deri në kufi kanë çmime shumë të larta. Ky lokal në kufi është në një farë mënyrë kartëvizita e turizmit malazez. Ende pa vënë këmbën në tokën fqinje pushuesi e kupton se të gjithë janë në shërbim të tij. Nëse edhe pas rikonstruksionit të doganës tonë nuk vendoset telefoni dhe shërbimet e tjera përsëri përfitimi do të jetë i fqinjëve. Paratë që mund t?i merrnim ne dhe bregdeti ynë edhe sivjet me shumë bujari ua kemi falur të tjerëve./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/