Veri Jug - Gëzim Paja, peshkimi dhe agroturizmi në Seferan, të dielën ora 14:30 në Report Tv

2020-08-01 3

Një udhëtim fantastik në Belshin e ndryshuar gjatë tre vjetëve të fundit, në Belshin e 84 liqeneve natyrorë, një prej trevave më të bukura në zemër të Shqipërisë. Syri i kameras së emisioneve Veri Jug lëviz nga sheshi i bardhë i qytetit, drejt fshatit Marinëz që ngrihet mbi liqenin e Seferanit, me sipërfaqe 86 hektarë dhe thellësi 30 metra. Historia e jetës së peshkatarit Gëzim Paja, njeriut që pas emigrimit, administron liqenin sipas ligjit, përfiton peshk krap dhe peshk ballgjerë dhe dëshiron ta shëndrroje liqenin në një qendër për sportet ujore. Puna në kopshtin e shtëpisë si ekonomi ndihmëse për zhvillimin e agroturizmit, biznes në të cilin është punësuar e gjithë familja Paja. Të dielën ora 14:30, premierë, Gëzim Paja, peshkimi dhe agroturizmi në Seferan.