Ora News - Covid-19/ ka shume te shtruar ne spital, 106. Bie ai i te infektuarve te rinj

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Këtë të premte numri i pacientëve të identifikuar me Covid 19 ka shënuar rënie, por ende mbetet i lartë numri i personave që kanë humbur jetën me koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre persona kanë humbur jetën. 55 persona janë identifikuar me koronavirus, ndërsa Tirana mbetet me më shumë të infektuar. Megjithatë numri i shtrimeve vazhdon të jetë i lartë.Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit është më i lartë se ai i të identifikuar pozitiv, por sërish numri i personave aktiv është i lartë.

Bie numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend, duke shënuar 55 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.

Ndërkohë vazhdojnë vdekjet, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në spital ? Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/covid-19-ne-shqiperi-55-raste-te-reja-3-vdekje-dhe-106-ne-shtruar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv