Myrteza Caushi nuk do të dalë nga burgu me kusht. I forti i Vlorës në seancën e sotme në gjykatën e Korçës u tërhoq nga kërkesa për lirimin me kusht që kishte bërë. Fillimisht Caushi kërkoi që t'i njihet dinamika e gjykimit, me argumentin se ka kryer 3/4 e dënimit.Avokati i Zani Caushit, Arben Lena shpjegoi tërheqjen e klientit të tij nga kërkesa për lirimin me kusht. "Nuk ishte e parashikuar nga ana ime, e morëm në momentin e fundit. Në lidhje me shkakun e tërheqjes ka të bëjë më përllogaritjen e viteve të burgimit, pretendon që një pjesë e paraburgimit nuk i është llogaritur. Pasi të bëhet edhe llogaritja do të shikojmë.
Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë, nëse Zani Caushi është dënuar me një ligj penal të vitit 2000 është në funksion ai ligj penal, jo ai i 2020, që nënkupton që lirimi me kusht në vitin 2000 ka qenë me 25 vite. Ka pasur një masë disiplinore, ka bërë ankim, normalisht edhe ai gjykim vazhdon.