Ish-kreu i bandës së ?Çoles?, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi, ka hequr dorë nga kërkesa e tij për liri me kusht, ndërsa prej pak minutash po zhvillohej seanca gjyqësore.
Gjykata në fund vendosi se është deklarim i papranueshëm, kërkesa për lirim me kusht.
Vetë Zani në seancë është shprehur: Tërhiqem nga kërkesa. Duhet të më njihet dinamika e gjykimit. Kam bërë 31 vite burg jo 25.
Ndërkohë avokati i tij tha se: Nuk ishte vendim i parashikuar, u mor në momentin e fundit. Në lidhje me tërheqjen e kërkesë lidhet me përllogaritjet e viteve të burgimit, pastaj do vendosim sepse pretendon se nuk i janë numëruar vitet në paraburgim. Veprimi i ligjit penal është në kohë, pra nuk është në funksion ky i vitit 2020.
Kujtojë se Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa kërkesa e tij për lirim nga burgu ka ardhur me kusht që të punësohet.
Myrteza Çaushi (ose Zani Çaushi) ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë. Çaushi arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.
Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Drenovës. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MyrtezaCaushi#SeanceDegjimore#TopChannel