Nën masa të rrepta e forca të shumta policie, momentet kur Zani Caushi mbërrin në gjykatën e Korçës

2020-08-01 0

Prej orës 10:00 ka nisur dhe po zhvillohet në Gjykatën e Korçës seanca gjyqësore për Zani Caushin, i cilikërkon lirimin me kusht. Prokurorja dhe drejtoria e Burgjeve janë shprehur kundër kërkesës së të fortit të Vlorës në 1997, por fjalën e fundit do ta thotë gjyqtari Selaudin Pysqyli.

Myrteza Caushi kërkon lirimin me arsyetimin se ka bërë 3/4 e dënimit. "Kam fëmijë të mitur për të rritur, jam rehabilituar pasi ¾ e dënimit i kam shlyer në qeli. Më pranoni kërkesën time për t'u liruar me kusht parakohe" shprehet ai në kërkesën e argumentuar. Seanca e sotme po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.Të gjitha rrugët që të çojnë në gjykatën e Korçës janë bllokuar nga policia, që ka rrethuar të gjithë zonë. Caushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ndërsa ndaj tij rëndon dënimi me burg përjetë për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup kriminal.