Ora News- Lirimi me kusht, seanca për kërkesën e Zani Çaushit sot në orën 10:00 në gjykatën e Korçës

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Zhvillohet sot në orën 10:00 në gjykatën e Korçës seanca për kërkesën e Zani Çaushi për lirimin me kusht.

Çaushi, kreu i një prej bandave të Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 kërkon lirinë me kusht edhe pse është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rehabilituar në burg, dhe fakti se ka fëmijë për të rritur, për të cilët thotë se është i gatshëm të punojë.

?Kam fëmijë të mitur për të rritur. Jam rehabilituar pasi 3/4 e dënimit i kam shlyer në qeli. Kërkoj të lirohem para kohe me kusht.?

Seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Korçë, pritet të vijojë me procesin e marrjes së provave dhe raporteve.

Myrteza ose Zani Çaushi siç njihet gjerësisht, arriti të arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi dhe në mars të vitit 1997, ngriti një nga bandat e qytetit të Vlorës, ku përplasjet mes tyre shkaktuan disa viktima.

Ai u dënua në vitin 1999 me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh në vitin 1997 dhe grupin kriminal që ngriti e drejtoi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/lirimi-me-kusht-seanca-per-kerkesen-e-zani-caushit-sot-ne-oren-1000-ne-gjykaten-e-korces/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv