Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë, dy të burgosurit e burgut 313, Abaz Papa dhe Julian Xhelaj. Mjeku i burgut i viziton shpesh ata dhe sipas tij gjendja është në përkeqësim. Sot në burgun 313, për të takuar dy grevistët, Papa dhe Xhelaj ishte vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gramoz Xhaferraj. Ai u ka kërkuar atyre të mos vetësakrifikohen deri në këtë pikë, pasi më datë 6 Shtator, Gjykata e Kasacionit, do të japë vendimin e formës së prerë mbi dënimin e tyre.
Mirëpo edhe kërkesën e kryegardianit Xhaferraj, dy banorët e qelive të 313 e kanë mohuar, duke i thënë se janë dënuar 7 vjet burg me pa të drejtë. Ndërkohë pas takimit me drejtorin Xhaferraj dy grevistët e urisë Papa dhe Xhelaj, i kanë thënë juristit të burgut, se ata pranojnë të dalin nga greva e urisë nëse administrata vendos që të shlyejnë dënimin në një nga burgjet e Tiranës.
Megjithatë Gjykata e Kasacionit më 6 Shtator do të vendosë, mbi dy grevistët e 313, të cilët u dënuan me akuzën e rrahjes së drejtorit të Uzinës Dinamo, deri atëherë ata kanë vendosur të qëndrojnë në greve urie./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/