Me emigrantë të paligjshëm në 'Benz-a', s'i bindën policisë, arrestohen 2 persona në Korçë

2020-08-01 0

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të dyshuar pasi kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin.

Konkretisht bëhet fjalë për K. P., 26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilët janë konstatuar nga policia e Maliqit, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip "Benz", me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.

Si rrjedhojë e hetimeve është shpallur në kërkim si i dyshuar K. Gj., 27 vjeç, banues në Rëshen, i cili gjithashtu mendohet se ka lidhje me këtë çështje.

Tani dy të arrestuarit do të përballen në gjykatë me akuzat "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Free Traffic Exchange