Fiks Fare/ Skandali, si u 10-fishua "Morava Resort" me dokumente false!

2020-08-01 2

Fiks Fare vijoi investigimin për resortin "Morava Resort" në Korçë, ku rezultoi se nga vitit 2017 deri në vitin 2020, ndërtimi u 10-fishua. Madje, me vendime të dyshimta ndërtimet pa leje u legalizuan në mënyrë arbitrare vetëm me emrin e një bashkëpronari, pavarësisht se resorti kishte dy ortakë. Më 8 korrik, emisioni investigativ faktoi me zë, figurë por edhe dokumente këto ndërtime. Madje, në momentin që gazetarët shkuan në këtë kompleks, po realizoheshin punime që nga themeli. Dhe, një ditë pas transmetimit të këtij investigimi nga "Fiks Fare", oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Korçës shkuan pranë kompleksit "Morava Resort", duke bërë këqyrjen e ndërtimeve pa leje. Ata morën në pyetje një nga ortakët e këtij kompleksi, i cili nuk ishte në dijeni të këtyre ndërtimeve. Menjëherë pas verifikimeve të para, pa kaluar as 24 orë nga publikimi i këtij skandali, Policia e Korçës shpalli në kërkim ortakun tjetër, Arben Reli, i cili është autori i këtyre ndërtimeve pa leje.
Pamjet, intervistat dhe dokumentet e transmetuara në "Fiks Fare" bindën prokurorinë e Korçës për të regjistruar procedimin penal. Drejtuesit e kësaj akuze i konfirmuan Fiksit se hetimet do të shtrihen gjatë 3 viteve të fundit. Nga viti 2017 deri në vitin 2020, ndërtimet te "Morava Resort" janë 10 - fishuar! Dhe, të gjitha pa leje, ku të gjitha gjurmët e këtyre ndërtimeve të çojnë te një emër; Arben Reli!

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Free Traffic Exchange