Digjet godina e frigoriferit ne Elbasan - (4 Gusht 2000)

2020-08-01 1

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Godina e frigoriferit të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që rojet e objektit, të konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji, kanë diktuar zjarrin vetëm në orën 5 të mëngjesit. Menjëherë pas shuarjes së flakëve kanë filluar edhe hetimet rreth shkaqeve.

Deri tani janë ngritur dy pista, sipas të cilave zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, ose është vendosur qëllimisht nga jashtë. Kjo pistë mund të lidhet me faktin se frigoriferi me kapacitet 3500 tonësh dhe 20 dhoma ngrirje është në proces ankandi për privatizim.

Godina e këtij frigoriferi u vodh dhe u shkatërrua gjatë trazirave të ?97 dhe dokumentet i kanë kaluar tashmë këshillit të rrethit. Burimet hetimore thanë se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe me qëllim, që të ulet vlera e frigoriferit gjatë privatizimit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange