Maunia me kartat e votuesve bllokon rrugen ne Tirane - (4 Gusht 2000)

2020-08-01 0

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kjo maune duhet të shkarkonte në qendrën e Informatikës Financiare, disa materiale filmike që do të shërbejnë për të realizuar kartat e votuesve. Por për më shumë se dy orë, që duhej për t?u shkarkuar materialet e ardhur nga Kanadaja, maunia bllokoi këtë aks rrugor, i vetmi për të qarkulluar në zonën pranë shkollës ?Petro Nini?, pasi rruga tjetër është jashtë përdorimit duke u asfaltuar.

Vendosja e maunes këtu ka bllokuar rrugën duke formuar një karvan makinash që kanë lajmëruar edhe forcat Shqiponja për t?ju zgjidhur hallin. Drejtuesit e projektit për kartat e votuesve, kanw pretenduar se kanë lajmëruar policinë rrugore, për bllokimin e rrugës që para disa ditësh, por sot policia rrugore nuk kishte marrë asnjë masë.

Me gjithë protestat e shoferëve, policia nuk ka zgjidhur asgjë. Vetëm pasi është shkarkuar maunia, rruga është hapur dhe makinat kanë filluar të qarkullojnë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/