Bejko: Ndërkombëtarët po e kërcënojnë Ramën, ai po përpëlitet, do t’i heqë opozitës 6-7 mandate

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews


Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko, tashmë deklaratat e ndërkombëtarëve janë kërcënime për Edi Ramën.

I ftuar në Ora News, ai tha se Rama po prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe se kushtetuta parashikon se nuk mund të bëhen ndryshime në të pak muaj para zgjedhjeve.

Roland Bejko: Nuk ka paralajmërime nga ndërkombëtarëve, se vënia e 16 pikave dhe mos plotësimi i tyre, ka bërë që tashmë të jemi në fazën e kërcënimeve. Po afron data e zgjedhjeve dhe nuk kemi një dakordësi të palëve se si do të futemi në zgjedhje. Prandaj them që është në kërcënim i qartë i Ramës dhe ata i kërkojnë atij që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Duke prishur një marrëveshje rikthemi në pikën e nisjes, ku duket të rinegociuar një marrëveshje e re nga ndërkombëtarët. Ne një vend ku institucionet funksionojnë nuk ka nevojë për një palë të tretë ku dolën ambasadorët garantë. Kushtetuta thotë se nuk mund të ndërhyhet në të disa muaj para zgjedhjeve dhe se nuk mund të ndërhyhet në mënyrë të njëanshme për të bërë ndryshime.

Edi Rama do ta prishë marrëveshjen duke bërë lojëra fjalësh dhe duke thënë se jemi një vend sovran, por vetëm kur i intereson atij. Por kur i intereson atij ulet me ndërkombëtarët. Shqipëria është në partneritet me ndërkombëtarët. Kur i nënshkruan këto marrëveshje duhet t?i zbatosh. Pa mbështetjen e ndërkombëtarëve ne nuk mund të kemi shtet.

Sipas Bejkos, Rama po përpiqet që të reduktojë avantazhin e lartë që ka opozita dhe po mundohet që me anë të koalicioneve t?i heqë opozitës 6-7 mandate.

Roland Bejko: Rama po përpëlitet, ai ka mbaruar, pasi ndodhet në grahmat e fundit dhe po përpiqet që të përfitojë çfarë të mundë. Tashmë po përpiqet që të reduktojë avantazhin e lartë që ka opozita dhe mundohet që të bëjë skema të tilla që të heqë koalicionet duke i hequr opozitës 6-7 mandate. Në thelb ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Është gënjeshtër që po hapen listat, sepse duke thënë që 1/3 e kandidatëve do të vendosen nga partia, bën që pjesa fituese e listës të vendoset nga kryetari. Nëse në Tiranë 11 deputetë vendosen nga partia, 4-5 vendosen nga votuesit. Pra, 20 e ca deputetët e tjerë do të luftojnë për këto 4-5 vende.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bejko-nderkombetaret-po-e-kercenojne-ramen-ai-po-perpelitet-do-ti-heqe-opozites-6-7-mandate/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp