Intervista e plotë me studuesin Çelo Hoxha. Besa e ish-sigurimsave dhe gjyqi publik i Camajt,Koliqit

2020-08-01 1

Perdja e sistemit monist ka rënë prej 3 dekadash, dhe në skenë mbeten ende për t?u diskutuar ngjarjet e asaj periudhe. Por a mund të rikonstruktohen këto ngjarje e personazhet e asaj epoke, duke i vendosur opinionit publik një tjetër perde të mjegullt, atë të ish-Sigurimit të Shtetit? Debati mbi "Dritëhijet" që Auron Tare u vesh dy kolosëve të jetës letrare dhe intelektuale të shekullit të XX, Camajt dhe Koliqit, gjeneroi një tjetër diskutim, atë të nevojës për një kënd të ri vështrimi, të distancuar nga sulmet e rrufeshme te diktaturës, përmes presionit e manipulimit. Studiuesi Çelo Hoxha, njëkohësisht edhe drejtues i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit tregon për ?Report tv?, se pse sot është e nevojshme qe Dosjet e ish-Sigurimit duhet të lexohen me ftohtësi, dhe të dhënat që jepen në to, para se të trumbetohen duhet të vërtetohen nga burime të besueshme.