Ora News - Ndryshimet në Kushtetutë, Meta: Akt i paprecedentë, nuk e njoh!

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews

Akt të paprecedent që nuk do të njihet nga institucioni i presidentit, e cilësoi Ilir Meta nismën për ndryshimin e Kushtetutës. Kreu i Shtetit tha se ky parlament nuk e ka legjitimitetin për të kryer një akt të tillë, ndërsa sipas tij prekja e Kushtetutës në mënyrë të njëanshme do të dëmtonte integrimin dhe stabilitetin e vendit.

Presidenti, Ilir Meta, nuk do ti njohë ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij janë të papranueshme dhe rrezik për të ardhmen evropiane dhe stabilitetin e vendit.

?Një akt i tillë i njëanshëm nuk do të njihet nga presidenti që përfaqëson unitetin e popullit dhe është i vetmi garant institucional i mbrojtjes së kushtetutës që funksionon në vend.?

Po ashtu Kreu i Shtetit tha se edhe procesi i ndryshimeve është në shkelje të Kushtetutës bashkë me kërkesën për heqjen e koalicioneve.

Ilir Meta renditi disa argumente, duke theksuar se përtej kësaj ky parlament nuk ka legjitimitetin për të bërë ndryshime në Kushtetutë.

?Kuvend nuk ka legjitimitet të plotë për të bërë reformë kushtetuese se i mungojnë numrat.?

Ilir Meta iu rikthye me tone të ashpra vendimit të opozitës për djegien e mandateve, duke e cilësuar si ide ?të marrë?.

Por Kreu i Shtetit foli për presione dhe tentativë për të rrëzuar atë që ai e quan të vetmin institucion legjitim që ka mbetur, Presidentin.

?Ka dy vite që provokohet nga të gjitha drejtimet që ta lërë edhe këtë institucion që është i vetmi institucion legjitim në vend për fat të keq.?

Presidenti thotë se listat e hapura dhe heqja e koalicioneve, mund të vendosen vetëm me referendum.

?Populli le të vendosë nëse do apo jo koalicione. Kjo është thelbësore për pluralizmin dhe shtetin e së drejtës.?

Por në këtë pikë reagoi Kryeministri, i cili tha se askush nuk ka bërë referendum për këtë çështje.

Këto deklarata zëdhënësi i Presidentit i vlerësoi si frikë ndaj qytetarëve, duke theksuar se sa herë është bërë referendum kanë fituar ata.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndryshimet-ne-kushtetute-meta-akt-i-paprecedente-nuk-e-njoh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp