Skandali me banorët e Unazës së Re, urdhër shembjeje dhe 5 mln lekë gjobë për ndërtim të paligjshëm

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews

Banorët e Unazës së Re prej gati dy vitesh protestuan kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Për të kundërshtuar shembjen e shtëpive i janë drejtuar dhe gjykatës.

Por teksa disa ndërtesa janë shembur, radha tashmë u ka ardhur banesave të cilat ndodhen në lotin e tretë të Unazës.

Por gjatë këtyre ditëve janë përballur me një absurditet.

Për objektet e ndërtuara mbi 10 vite më parë është lëshuar urdhër i shembjes dhe së bashku me to dhe gjobë prej 5 milionë lekë me argumentin ndërtim të paligjshëm.

?Këtë ndërtim e kam në vitin 1997. Pse ma sjell këtë gjobë që të bredh në gjykata? Pak po bredhim 1 vit neper gjykata ne??

?Këtu ka ardhur vetë Veliaj që me paturpësi tha t?i gëzoni shtëpi, biles i puthi edhe dorën nënës time. Ndërsa sot thotë kundër këtij vendimi mund të bësh ankesë në gjykatë, por ankimimi nuk e pezullon këtë vendim. D.m.th edhe të rreh, edhe nuk të lë të qash.?

?Loti i dytë është hedhur përdhé dhe nuk është bërë asgjë.?

Edhe pse çështja me banesat e tyre është ende në proces gjykimi, IKMT nuk e merr parasysh faktin.

?Ne duhet të mbarojmë proceset gjyqësore dhe pastaj të marrin udhë gjërat.?

Ilir Katiraj thotë se gjoba e parë ka shkuar te ai dhe e gjitha kjo sipas tij po bëhet për hakmarrje.

?Është e qëllimshme. Mua më kap vetëm 15%. Ata i bëjnë ligjet sikurse duan vetë, një i nënës dhe një i babës.?

Madje nuk mungojnë as pretendimet se objekti është me certifikatë pronësie.

?Prona është e legalizuar, certifikatat i kam marrë këtë vit.?

Thotë se dëmshpërblimi i ofruar është i papranueshëm.

?Dëmshpërblimi është qesharak, ku ka tokë më 400 lekë në mes të Tiranës??

Shumica e banorëve në zonën e Unazës së Madhe janë në proces legalizimi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/skandali-me-banoret-e-unazes-se-re-urdher-shembjeje-dhe-5-mln-leke-gjobe-per-ndertim-te-paligjshem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange