Bushati: Fazë e re politike në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një dite pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ish-shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati lexon tek vota që partitë shqiptare kanë marrë, mundësinë e garantimit të barazisë kushtetuese mes dy komuniteteve.
Ish-ministri i Jashtëm vë në dukje se përfaqësimi shumë i mirë në këto zgjedhje i të gjithë spektrit politik shqiptar krijon mundësitë për një fazë të re në jetën politike të Maqedonisë së Veriut.
Është koha që të shkohet drejt një faze më të avancuar, drejt barazisë së plotë kushtetuese të dy komuniteteve dhe për këtë nevojitet një harmonizim I mirë në radhë të parë brenda faktorit politik shqiptar, sepse kushdo që do të marrë nismën për të formuar qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut do të ketë nevojë për mbështetjen e faktorit politik shqiptar.
Pra faktori politik shqiptar është i pazëvendësueshëm jo thjesht në formimin e qeverisë së radhës, por edhe në projektimin e mëtejshëm të rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.?Dhe rruga që duhet ndjekur sipas Bushatit është e qartë.
Për këtë nevojitet që tu rikthehen edhe njëherë pikave për të cilat kanë rënë dakord në deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare të 7 janarit 2017 dhe besoj se avancimi I atyre pikave shkon përtej programeve elektorale që mund të kenë partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.?
Bushati drejtonte diplomacinë shqiptare kur u lancua ajo që njihet si platforma e Tiranës, efektet e se cilës janë të prekshme.
Platforma ka qenë një produkt i partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila është mbështetur nga ana jonë si qeveri. Besoj se janë hedhur disa hapa konkretë përpara.
Platforma, simbolikën kryesore e ka tek bashkëpunimi I të gjithë faktorëve politikë shqiptarë në vendin fqinj, pra pa përjashtuar njëri tjetrin, pavarësisht peshës që kanë, sepse jot ë gjitha partitë shqiptare kanë të njëjtën peshë dhe kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet e fundit.
Por është e rëndësishme për çështje identitare dhe për çështje që kanë të bëjën me liritë e te drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kjo platformë të përmbushet plotësisht dhe të ketë një bashkëpunim sa më të mirë të të gjithë faktorit politik shqiptar dhe natyrisht një mirëkuptim me palën maqedonas me çdokënd që do të drejtojë qeverinë në 4 vitet e ardhshme.?
Ajo që vihet re tek leximi i votës në Maqedoninë e Veriut është se shqiptarët nuk votojnë partitë maqedonase, por ato shqiptare.?
Absolutisht që në vitet, për të cilat ne flasim , pra nga zgjedhjet e kaluara dhe sot ka pasur një përmirësim përsa i përket përfaqësimit të përfaqësimit të shqiptarëve, drejtimit të institucioneve, mos harrojmë që kryetari i parlamentit është shqiptar.
?Por ish-ministri i Jashtëm lexon tek zgjedhjet në vendin fqinj edhe një leksion për Shqipërinë.?
Kujtoj që para pak vitesh Maqedonia e Veriut ka pasur probleme, mosmarrëveshje, kontestime përsa i përket procesit zgjedhor.
Mënyra si u mbajtën këto zgjedhj...