#tvora #rtvoranews
Maxhoranca nuk heq dorë dhe do të votojë ndryshimet kushtetuese brenda sesionit parlamentar. Prej një jave, me të njëjtat fjalë, kryeministri Rama vijoi edhe sot (16 korrik) ne Kuvend të mbrojë ndryshimet kushtetuese, të cilat pritet të hapin 2/3 e listave si dhe të heqin koalicionet parazgjedhore.
Madje duke u nisur nga reagimet e PD dhe të Presidentit Meta, se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, Edi Rama nga foltorja e Parlamentit kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për ndërkombëtarët, të cilët kanë dalë kundër ndryshimeve kushtetuese.
Edi Rama: ?Opozita jo parlamentare dhe opozita jo presidenciale nuk e nderojnë veten dhe as ata që e mbështesin duke fyer parlamentin dhe fyer ata që janë në parlament si jolegjitim. Kjo është shumë e ulët dhe e padenjë sepse askush nga ne nuk është ilegjitim.
Ju jeni këtu politikisht me nënë e babë, me Monikën e Lulin. Nuk ju ka sjellë PS dhe as një një monarki paralele me Republikën. Në këtë aspekt unë dua tju shpreh solidaritetin tim në këtë pikë. Unë nuk respektoj më shumë Lulzim Bashën se Rudina Hajdarin, as Ilir Metën sa Myslim Murrizin.
Nuk respektoj më shumë asnjë prej atyre që janë jashtë dhe sulmojnë nga jashtë, ndërkohë që ishin brenda e dolën jashtë, sesa të gjithë këtu që jeni në sallë, përfshi dhe nalmadhërinë e tij në tentativë Kujtim Gjuzi.
Nga kjo foltore dua tu them miqve ndërkombëtarë se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sic mendojnë përfaqësuesit e shqiptarëve në këtë sallë. Do vendoset në respekt të 5 qershorit nga njëra anë dhe më shumë se 80% e shqiptarëve nga ana tjetër që duan të kenë të drejtën të zgjedhin edhe deputetin e jo vetëm partinë. Këto të dyja janë fakt që të gjithë miqtë e partnerët tanë duhet të jetojnë.
Jam I bindur se mjegulla e përhapur si dizonfirmon se po ndalojmë koalicionet përmes gjysmë të vërtetave dhe klithjeve e lotëve të atyre që janë jashtë do të shpërndahet më herët se vonë por nuk do ta pengojë parlamentin që pa u mbyllur ky sesion parlamentar të votojë një ndryshim historik që i shërben Shqipërisë dhe zgjedhësve shqiptarë?
Edi Rama
Edhe pse nga njëra anë po vepron sipas interesave të PS, lideri i mazhorancës nuk lë pa shfaqur edhe anën tjetër për të treguar se nuk shkel rregullat e lojës.
Eshtë e pamundur për ne të grisim marrëveshjen e 5 qershorit. Keni kohe te reflektoni. Natyrisht ne nuk e bëjmë hapjen e listave se na impononi ju, por se jemi të bindur që është gjëja e duhur dhe në këtë pikë ju keni dhënë kontributin tuaj që të bindemi.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-marreveshja-e-5-qershorit-nuk-preket/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora ...