Top News - Fondet në shëndetësi/ Nuk shpenzohen si pasojë e pandemisë

2020-08-01 0

Në periudhën e parë tw vitit 2020 e gjithe vemendja e qeverisë, dhe një pjesë e shpenzimeve buxhetore u fokusuan tek përballimi i situatës së pandemisë së covid 19. Sipas revistes ?Monitor? të dhënat e publikuara nga ministria e Financave tregojnë se Pandemia Covid -19 nuk ka ushtruar presion mbi shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë, pasi ecuria e buxhetit për katër mujorin e parë 2020 ka rezultuar me një tepricë prej 6,6 miliardë lekësh, ose rreth 53 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pandemia uli fluksin e kërkesave për shërbime shëndetësorë të tjera edhe prej masave kufizuese në lëvizje, duke lene pa shpenzuar fondet e shërbimet e kujdesit parësor dhe dytësor. ?Të dhënat tregojnë se nga 3,2 miliardë lekë të planifikuara për shërbimin parësor u realizua 89 % e shumës, ndërsa kursimet më të mëdha erdhën nga shërbimi dytësor ku ishin nga 11 miliardë lekë të planifikuara, por u alokua vetëm 65.7% e shumës. Të dhënat buxhetore tregojnë se, fondet rezultuan me tepricë edhe në shërbimin e Urgjencës Kombëtare. E fokusuar vetëm në shërbimet ndaj Covid, shpenzimet për këtë shërbim u realizuan vetëm 28 për qind e fondit të planifikuar të periudhës. Nga 175 milionë lekë që ishin programuar për urgjencën kombëtare, u realizuan 50 milionë lekë gjatë katër-mujorit të parë 2020. Nisur nga nevojat shtesë për financime të nxitura nga pandemia, qeveria rishikoi me rritje 3. 5 % buxhetin e ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, nga 62,9 miliardë lekë të planifikuara fondet shkuan ne 65.1 miliardë lekëve. Sipas burimeve nga QSUT që nga fillimi i pandemisë në muajin mars e deri aktualisht pavionet e tjera po punojnë me një ngarkesë të ulët. Vizitat dhe ndërhyrjet e planifikuara janë shtyrë, ndërsa mbyllja e shkollave dhe kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë kane ulur intensitetin e ekspozimit te të sëmurëve kronike ndaj virozëve të stinës. Financimi me fonde publike i sektorit të shëndetësisë është rreth 3% e PBB-së përqindja më e ulët në Rajon dhe Europë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QSUT#MinistriaFinancave#TopChannel