99 raste të reja pozitive me COVID, 11 pacientë në terapi intensive - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
99 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 425 testime të kryera.Në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë ndodhen në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.?Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik iu bëri thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve që të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.?Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.?Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 734Durrës 209Shkodër 199Vlorë 104Lezhë 86Kukës 55Korçë 50Elbasan 46Fier 42Berat 40Dibër 24Gjirokastër 21