Top News - 4 ligjet për burgjet/ Dekretimi pas konsultës britanike

2020-08-01 0

Katër ligje të paketës penitenciare dhe që janë hartuar nga ekspertë të caktuar nga Ambasada Britanike janë dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Bëhet fjalë për ligjet: organizimin dhe funksionin e shërbimit të provës, ekzekutimin e vendimeve penale dhe policinë e burgjeve, si dhe për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Në ligjin për shërbimin e provës, meta vë në dukje se ky Shërbim ka marrë vëmendjen e nevojshme nga ligjvënësi, duke normuar në nivel ligji veprimtarinë e Institucionit të Shërbimit të Provës që duhet të forcojë kapacitetet e tij dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik përmes zbatimit transparent të programeve që synojnë: rehabilitimin dhe riintegrimin shoqëror të personave nën mbikqyrje, parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre.
Në ligjin ?për ekzekutimin e vendimeve penale? presidenti argumenton se ky ligj ka plotësuar rregullat dhe procedurat për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve penale, duke i unifikuar ato, në raport me amendimet e vazhdueshme që kishte pësuar ligji ndër vite, si dhe duke e përshtatur me ndryshimet ligjore, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Ndërsa në ligjin e tretë të dekretuar atë të policisë së burgjeve është vënë re përpjekja për përmirësimin e trajtimit financiar dhe të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve
Lidhur me ligjin për kushtet e të dënuarve dhe paraburgosurve, Mta e dekretoi ligjin, duke besuar dhe shpresuar se i njëjti kujdes duhet treguar edhe në procesin e rishikimit të akteve nënligjore që do të pasojë hyrja në fuqi dhe nisja e zbatimit të këtij ligji.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#BritishEmbassy#TopChannel