Lajme Arkiva 2000
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku në përpjekje për të kapur kriminelët ra në krye të detyrës Kolonel Arben Zylyftari, ka shkaktuar menjëherë reagimin e forcave politike. Kryeministri Ilir Meta është nisur drejt Shkodrës ku në vendngjarje ai tha se qeveria e tij do të ndëshkojë kriminelët dhe banditët të cilët këtë herë kanë synuar të godasin rendin dhe qetësinë e qytetarëve.
Ndërsa ministri i Rendit Spartak Poçi shprehet se vrasja e Kolonel Zylyftarit në detyrë është shembulli më i shkëlqyer i këtij pozicioni atdhetar dhe pozicional të policisë shqiptare. Akti i tij sublim është tregues i vendosmërisë për të mos u tërhequr në luftën me krimin, luftë të cilën ne e kemi marrë përsipër t'a çojmë deri në fund tha Poçi pa asnjë kompromis me të dhe në kushtet e një kostoje të lartë për forcat e policisë.
Ndërkohë Partia Socialiste nëpërmjet sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Luan Rama, dënoi aktin e vrasjes së Kolonel Zylyftarit dhe shprehu mbështetjen për luftën antikrim të forcave të rendit në drejtimin e ministrit të Rendit Spartak Poçi. Nesër paradite në shtëpinë qendrore të ushtrisë do të zhvillohen homazhe pranë trupit të pajetë të drejtorit të Prefekturës së Policisë Shkodër, Arben Zylyftari./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/