Një gomone është vënë në ndjekje nga policia në gjirin e Dafinës në Karaburun të qytetit të Vlorës. Pas sinjalizimeve të marra dhe lokalizimit të bërë policia kufitare, forcat delta, rojet bregdetare dhe Guarda di Finanza janë vënë në ndjekje të gomes.
Nuk dihet me saktësi përse po ndodh ky aksion për kapjen e kësaj gomonie, por fillimisht dyshohet se të ketë drogë. Paraprakisht mësohet se gomonia po ndiqet edhe me dron dhe me helikopter, ndërkohë që ka makina policia në bregdet.