Lajme Arkiva 2000
Në vitet e fundit të punës, secili nga ne mbledh atë që quhet vjetërsi pune e cila shërben për pensionin. Buxhetorët paguajnë një sasi parash çdo muaj. E njëjta gjë ndodh edhe me firmat që kanë kontratë me punonjësit e tyre. E vështirë është për ata që punojnë në të zezë. Vitet ikin dhe në prag të pensionit ata gjejnë librezën bosh. Për këtë arsye në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, janë regjistruar 9 mijë vetë që vetësigurohen. Përgjegjësi i sektorit të sigurimeve, Ridvan Cungu thotë:
"Mossigurimi i grupmoshave, pra të moshave nga 18 deri në 31 vjeç të cilët zënë një përqindje shumë të ulët dhe kryesisht kjo vjen nga mentaliteti që ekziston që kemi kohë të sigurohemi pasi vitet e pleqërisë janë larg. Megjithëse vitet e pleqërisë teorikisht janë larg ato afrohen çdo ditë dhe mundësitë për t'u siguruar ligjërisht janë, por si kosto dihet se çdo pagesë për periudha të prapambetura e cila është e mundur ligjërisht dhe e bazuar në rregulloren e Këshillit Monetar, koston me koston aktuale."
70% e të siguruarve vullnetarë janë emigrantë të cilët e dinë se çfarë do të thotë të jesh i siguruar. Tarifa për një muaj është rreth 2500 lekë, por pa i paguar ato është e sigurt se në moshë të thyer ose duhet të kesh djem të mbarë që të të mbajnë ose duhet të shtrish dorën se pension nuk ka./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/