Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 qershorit - Vizion Plus

2020-08-01 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian thotë se ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të kalojnë në kuvend nga mazhoranca, nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.Sipas ambasadorit te BE, Luigi Soreca hapja e listave është një veprim që duhet të kishte marrë konsultimet e duhura dhe konsensus.?LUIGI SORECAAMBASADOR I BE NE TIRANE[..] kemi parë që janë bërë dhe disa propozime shtesë ato të ashtëquajturat ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor, këto nuk janë pjesë e rekomandimeve të osbe/odihr, pra janë jashtë tyre.[..] sipas orientimeve të këshillit të venecias dhe osbe këto ndryshime per sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshin konsultimet e duhura. Ne natyrisht e njohim rolin e parlamentit sa i përket miratimit të elementeve shtese te reformes zgjedhore ne lidhje me sistemin zgjedhor. Ne inkurajojme te gjitha palet e perfshira qe te vazhdojne diskutimet, dialogun ne te njëjtën frymë bashkëpuunuese dhe me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës që u tregua gjatë miratimit të marrëveshjes së datës 5 qershor për reformën zgjedhore.?Ambasdori Soreca iu kërkoi palëve që ta kalojnë në votim sa më shpejt në Parlament marrëveshjen politike të 5 qershorit pasi reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore për integrimin. ?Tashmë është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Dhe kjo është përparësia e parë, prioriteti pra i parë sepse marrëveshja parashikon dhe iniciativa si psh krijimi i komisionit qëndror po ashtu edhe cështje të tjera, të cilat janë shumë të rëndësishme. [..] reforma zgjedhore është një kusht kyç, për të filluar negociatat e anëtarësimit. Ka qenë një gjë që është bërë e qartë edhe në përfundimet e këshillit në mars të vitit 2020 dhe pa këtë kusht shqipëria nuk mund të filloj konferencën e parë ndërqeveritare. Prandaj ky si kusht duhet të përmbushet patjetër.?Deklaratat diplomati i BE i bëri nga Vlora gjatë lancimit të projektit ?Europa është këtu?.