Ora News - Ulet tatimi mbi fitimin, për subjektet me TVSH, taksa pas xhiros 8 milionë lekë

2020-08-01 1

#tvora #rtvoranews

Subjektet me TVSH do të paguajnë tatim mbi fitimin vetëm në rast se kalojnë mbi 8 milionë lekë xhiro, ndërsa shkalla tatimore do të ndryshojë në 0 tatim për të ardhura deri në 14 milionë lekë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë ndërsa do të kërkohet dhe votimi në parlament.

Në kulmin e diskutimeve për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe vendosjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, qeveria ka vendosur të ndryshojë sistemin e taksave për bizneset.

Në projektligjin që do të depozitohet për votim në parlament saktësohet se tatimit të fitimit nuk do t?i nënshtrohen më vetëm personat juridikë dhe ortakëritë të regjistruara me TVSH, por do të jetë i vlefshëm për rastet kur xhiro vjetore e tyre shkon mbi 8 milionë lekë në vit.

Po ashtu një ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe mbi shkallën tatimore.

Në ligjin aktual saktësohet se tatimi mbi fitimin është 15 përqind, ndërsa në rastin e zhvillimit të softuerëve, zbret në 5 për qind.

Tashmë qeveria propozon ndryshimin e plotë të skemës, ku tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit do të kenë 0 tatim fitim.

Mbi këtë nivel taksa shkon në 15 për qind

Më herët përfaqësues të mazhorancës kanë deklaruar se nisma vjen për të ndihmuar bizneset nga kriza financiare që shkaktoi koronavirusi, dhe se nisma do të zgjasë 1 vit. Lehtësirat vijnë në një kohë kur vendi është përfshirë në krizë ekonomike për shkak të pandemisë, por dhe kur ka nisur zbatimi i fiskalizimit të gjithë bizneseve, përmes deklarimeve dhe kontrolleve online.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ulet-tatimi-mbi-fitimin-per-subjektet-me-tvsh-taksa-pas-xhiros-8-milione-leke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp