Murrizi: Me listat e hapura të pamundura koalicionet, Rama e Basha i hoqën në vitin 2017

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews



Në një intervistë për Ora News, deputeti Myslym Murrizi tha se pazaret jashtë institucionale janë bërë nga partitë e mëdha duke u marrë me zor nga ndërkombëtarët.

Ai u shpreh se grupi i tij parlamentar i ka dërguar kërkesa PS-së dhe se me listat e hapura është e pamundur që të kemi një koalicion klasik.

Murrizi: Gjatë gjithë kohës pazaret jashtë institucioneve janë bërë duke u marrë me zor nga ndërkombëtarët. Rama dhe Basha bëjnë sherr fallto, janë në sinkron të plotë. Më i sinqertë është Damian Gjiknuri që thotë se listat e hapura sjellin tensione. Sjellin tensionin mes atyre që duan të flasin në emër të qytetarëve shqiptarëve e të ngrenë dorën e të bëjnë ligje dhe qytetarëve shqiptarë, që nëse kalojnë ndryshimet në parlament, do të jetë një tension i madh, sepse fytyra që nuk pëlqehen nga qytetarët, do të shkojnë tek këta qytetarë.

Ne kemi çuar kërkesat tona në bisedimet me PS-në. Dje është kalaur hapja e listave dhe është hequr propozimi i kandidatëve për deputetë. Me listat e hapura është e pamundur që të kemi një koalicion klasik. Unë nuk i kam 28 deputetë që ta kushtëzoja kërkesën e grupit tim për lista të hapura kombëtare me prag natyral. Pra, është një grup miks që ka pasur kërkesat e veta. Unë personalisht jam që çdo forcë politike të dalë në treg dhe të masë sa forcë ka.

Murrizi shtoi se do të propozojë që votuesi shqiptar të ketë të drejtë të propozojë një emër.

Murrizi: Unë do të propozoj që votuesi shqiptar të ketë të drejtë të propozojë një emër. Atëherë do të shohim se sa mbështetje do të marrin këta krerë partie. Do të shohim se sa vota do të marrin këta baballarët e kombit në simbiozë me partitë e madha.

Së fundmi, Murrizi tha se në vitin 2017 ishin Basha dhe Rama ata që i hoqën koalicionet, ndërsa kur i propozoi opozita parlamentare nuk është mirë.

Murrizi: Vetë i hoqën në vitin 2017 Rama dhe Basha koalicionet. Pas marrëveshjes së tyre që ishte pazar, as Dash Shehu, as Fatmir Mediu nuk ishin. Kur i prishin këta koalicione këta i bëjnë për të mirën e shqiptarëve, kur i kërkojmë ne të tjerët, është qamet i madh për këta. Në vitin 2008 kur e prekën kushtetutën dhe e bënë çorap pa referendum, ishte për të mirë të shqiptarëve, kur e themi ne nuk bën, por po ta thonë sërish këta bëhet prapë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/murrizi-me-listat-e-hapura-i-pamundur-koalicionet-rama-e-basha-i-hoqen-ne-vitin-2017-tani-na-thone-behet-qameti/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp