Fiks Fare/ Bashkia Prrenjas, 100 mln lekë për të blerë makineri të shkatërruara!

2020-08-01 4

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës procedurat e një tenderi të realizuar nga Bashkia e Prrenjasit për të blerë disa makineri, me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra. Por, pas vetëm 6 muajsh nga kjo blerje, disa makineri kanë dalë jashtë përdorimit. Emisioni investigativ siguroi disa dokumente të kësaj bashkie, të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik në muajin nëntor të vitit 2019. Objekti i prokurimit ishte blerje makineri për nevojat e bashkisë. Tenderi është zhvilluar në muajin dhjetor 2020 dhe sipas dokumentit po në APP të njoftimit të fituesit, në këtë procedurë kanë marrë pjesë vetëm dy shoqëri, ku vetëm njëra prej tyre ka bërë ofertë ekonomike, ndërkohë tjetra nuk ka paraqitur ofertë.
Sipas dokumenteve, firma fituese ka ofruar 98.7 milionë lekë të vjetra për këtë tender, pra vetëm 500 mijë lekë më pak se fondi i akorduar. Në këtë tender nuk ka pasur garë dhe pas disa ditësh, makineritë e vjetra janë dërguar në parkimin e bashkisë së Prrenjasit. Megjithatë, sipas informacioneve që mbërritën në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" rezulton se shumica e automjeteve janë të shkatërruara dhe jashtë përdorimit.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Free Traffic Exchange