Top News - Ndërtimi pas tërmetit/ Qeveria jep fondin për tre bashki

2020-08-01 0

Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka miratuar fondin që do përdoret për rikonstruksionin ose riparimin e banesave individuale, të njësive të banimit në pallate si dhe mjediseve në bashkëpronësi në bashkitë kurbin, shijak dhe durrës

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, bazuar dhe në aktit normativ të Këshillit Ministrave, ?Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore?, me propozimin të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën mbi 1 miliardë e treqind e dyzet e nëntë milionë lekë.

Kjo shumë jepet për të gjithë ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Sipas nenit 2 Efekti financiar, në këtë vendim përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020. Shuma më e madhe i është dhënë bashkisë së kurbinit, sepse Durrësi dhe Shijaku kanë më shumë pallate që do ndërtohen nga e para.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Qeveria#Termeti#TopChannel

Free Traffic Exchange