Report TV - Shpërndahen grantet, 80 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Vorë e Rrogozhinë

2020-08-01 0

Qytetarët në Vorë dhe Rrogozhinë, banesat e të cilëve u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit kanë marrë grantet për të riparuar shtëpitë. Kryeministri Edi Rama pati sot një komunikim online me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj dhe me kryetaren e Bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej, lidhur me ecurinë e këtij procesi dhe tërësinë e procesit të rindërtimit në këto bashki.

Në total janë 1159 familje që përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në këto dy bashki.

Në bashkinë e Vorës kemi 365 përfitues për dëmet e lehta fare, 329 përfitues për dëmet e shkallës së dytë dhe 115 përfitues për dëmet e shkallës së tretë. Në total janë 176 milionë e 250 mijë lekë të cilat iu kalojnë drejtpërdrejtë familjeve. Në Rrogozhinë kemi rreth 1.1 milionë dollarë që do të shpërndahen për të gjitha familjet e dëmtuara, për të bërë meremetimet sipas niveleve të dëmit?, tha  Rama.

Ndërkohë, në rang vendi, shuma totale që qeveria do t?u dëmshpërblejë qytetarëve të dëmtuar do të jetë afro 80 milionë dollarë. Në këtë program mbështetjeje janë të përfshira 11 bashki në gjithë vendin.

?Shuma e mbështetjes do të shkojë rreth 80 milionë dollarë, gjë që krijon padiskutim premisën që të gjitha familjet e dëmtuara të kenë mundësi të kryejnë meremetimet, apo në rastet kur i kanë kryer, të kompensohen për shpenzimet e bëra, sepse i takon qeverisë t?iu qëndrojë të gjithëve pranë dhe askush të mos mbetet vetëm në këtë proces?,  tha kryeministri.

?Në Bashkinë Vorë kemi dy zona zhvillimore. Në këto dy zona kemi rreth 480 familje, të cilat kanë banesa kolektive. Pjesa tjetër janë banesa private në zona rurale?, u shpreh kryebashkiaku i Vorës, Brahimaj.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Rrogozhinës informoi se janë 149 shtëpi individuale që do të rindërtohen dhe 3 objekte arsimore.

Kryeministri shprehu bindjen se kudo ku do ketë komplekse ndërtimesh të reja, cilësia e jetës do të jetë komplet ndryshe me atë që ishte deri para tërmetit të 26 nëntorit.