Në komunën e Butelit raportohet se një person është arrestuar dhe për disa momente është ndërprerë votimi. Në vendvotimin me numër 2909 në shkollën Zhivko Brajkovski në orën 12:30 një qytetare është kapur duke fotografuar votën. Përndryshe procesi i votimit në këtë komunë po vijon komfor rregullave për mbrojtje nga Covid-19. Dalja në votime në këtë komunë varon nga 35 deri në 38 për qind.