TIRANE-Qëndrimi i opozitës së bashkuar se ndryshimet kushtetuese do të sillnin destabilitet në vend, bënë që Presidenti i vendit Ilir Mëta të thërrasë në takim kryedemokratin Basha. Në takimin që zgjati rreth 45 minuta Presidenti Meta bëri thirrje të mos bëhen aventura me Kushtetutë, kurse kryedemokrati Basha u shpreh se u minua marrëveshja që mori bekimin e ndërkombëtarëve.
Fillimisht kryetari shtetit iu drejtua opozitës joparlamentare duke i kërkuar të ruajë qetësinë. Ndërsa ata që nuk i konsideron legjitimë opozitarëve brenda parlamentit u kërkon votat për miratuar reformën e 5 qershorit. ?Do të kërkoja nga ju që ti qëndronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorances dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar cdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend. E rëndësishme është të mos bëjmë aventura me Kushtetutën?.Ndërsa për kreun e opozitës, Kryeministri Rama vendosi ta hedhë në kosh marrëveshjen dhe ndryshojë Kushtetutën. ?Nëse këto ndryshime ndodhin do të bëhemi vendi i dytë pas Rusisë, ku kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie për interesa politike jo të qytetarëve. Fatura do të jetë shumë e rëndë, nuk duhet ta paguajë Shqipëria po përgjegjësit. Por besoj se do të ketë burra dhe gra të arsyeshëm që do të dëgjojnë partnerët?. Më herët, kreu i shtetit i bëri thirrje numrit një të qeverisë të mbajë premtimet për të mos ndryshuar Kushtetutën, e për të mos bërë një faj shumë më të rëndë se ai i vitit 2008,theksoi presidenti duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese të 12 viteve më parë.