Gjirokastra është duke celebruar hyrjen e saj në UNESCO me një seri aktivitetesh, të cilat është dashur të respektojnë edhe rregullat për Covid-19.
?Do të vazhdojmë edhe sot të kemi muzikë në shesh, ambient festiv, paralelisht kemi edhe koncertin klasik dhe polifonik në kala?, u shpreh Loena Bakuli, shefe e turizmit.
Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve është ky panair artizanati dhe kulinarie, i cili vjen me oferta të reja këtë vit. Është si të thuash një vitrinë e produkteve jo vetëm për këtë vit por parashikon edhe trendin e produkteve për vitin e ardhshëm.
?Kam sjellë produkte të reja të makaronave tradicionale, ka gjalpin, perimet, vezët dhe finjën. Finja që është hiri i drurit unë e kam mbledhur e kam situr, e kam zier dhe e kam përdorur për ta bërë më të shkrifët produktin. Ndoshta është i vështirë si vit. por unë për vete kam punuar. Kam pasur porosi goxha, sidomos në Tiranë.?
?Kjo është traditë e gjithë jetës në Gjirokastër dhe është shumë e shijshme se shtypet në gur dhe lëshon yndyrën dhe ajo e bën kajmakun të mrekullueshëm.?
?Pandemia ka pasur dhe benefitet e saj, s?diskutohet. Qëndrimi në shtëpi dhe bashkë na ka bërë të jemi më kreativë. Ne kemi pasur mundësi të zgjerojmë gamën e produkteve tona sidomos ato medicinale përveç reçel e komposto. Mund të përdorim akacien si produkt të ri. Ajo është shumë e mirë për shndërrimin e gjendjes acide të trupit në alkaline.?
?Përveç shitjeve që bëja tek ata që vinin në dyqanin tim në Përmet , tani kam filluar edhe shitjen nëpërmjet internetit. Kjo është një gjë e re për mua. Ka funksionuar sepse personat kanë bërë porosi, ju kanë vajtur dhe shpresoj të ecim kështu në vazhdimësi.?
Turizmi gjithnjë dhe më shumë është duke ndërgjegjësuar banorët, investitorët por edhe autoritetet lokale për ta mbrojtur trashëgiminë.
?Hyrja në UNESCO është si çmimi që të jepet pa filluar garën. Gara do të fillonte pasi Gjirokastra e morri këtë status dhe kjo vihet re në këto 15 vjet, vihet re në investime veçanërisht, në hoteleri, në investime publike. Unë mendoj se ende ka sfida. Mendoj se e ardhmja do të vendosi disa detyra që kërkojnë edhe kurajo, kërkojnë sigurisht edhe mbështetje financiare?, sqaron Ilir Lluri, specialist kulture/ regjisor.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more con...