Sali Berisha reagon ndaj kandidatures se Edi Rames per kryetar bashkie (1 Gusht 2000)

2020-08-01 16

Lajme Arkiva 2000
Demokratët e kanë pritur me gjakftohtësi kandidaturën e ministrit aktual të Kulturës Edi Rama për kryebashkiak të Tiranës. Berisha nuk ka pranuar të konfirmojë kandidaturën e Bamir Topit përballë Edi Ramës, duke ia lënë zgjedhjen strukturave të bazës deri në datën 24 gusht. Pa shprehur asnjë mëdyshje për fitoren e partisë së tij në zgjedhje, Berisha foli për ndëshkimin ligjor të pushtetarëve. Ndaj kandidaturës së ministrit të Kulturës Edi Rama për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Berisha ka përdorur epitetet e zakonshme.
"Tani meqë po më pyesni mua, shkoni dhe pyesni ata vetë se si të gjithë më kanë rikujtuar nga dje deri sot, korbin që thotë : Prap me tu kthyer,shpirti ndezur e zemra thyer. Të gjithë ata janë zemërthyer sot. Nëse e doni nga populli, "lute festën more shosh, në dasht me hatër në dasht me zor."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/