Nisma kushtetuese, Rama: Reagimi i opozitës parlamentare dhe presidenciale, i papranueshëm

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Pas takimit të presidentit Ilir Meta me kryetarin e opozitës Basha në Presidencë dhe mesazheve të përcjella nga ai takim, kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar dhe nga numri dy i PS-së Taulant Balla u bëri të qartë se Kuvendit është sovran dhe mbi të nuk del askush.

Në një deklaratë për mediat, ai dënoi gjuhën e opozitës jashtëparlamentare dhe asaj presidenciale ndaj Parlamentit të Shqipërisë.


Edi Rama: Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensus se opozita joparlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit çka është lëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin e objektivave të vet por pahirin e një nevojë për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces. Ndërkohë dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por edhe dhënien e pëlqimit për deputetën apo deputetin. Jemi në mes të dy palëve si shumicë, kemi konsensus të plotë përt atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensu për atë që këto dy palë më vete nuk duan. Ndërkohë reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese të kuvendit është i papranueshëm qoftë në aspektin etik, politik dhe kombëtar.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/rama-live-ne-1300-per-reformen-zgjedhore/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange