Arben Malaj: Koalicioni, marreveshje midis paleve (1 Gusht 2000)

2020-08-01 2

Lajme Arkiva 2000
Koalicioni është marrëdhënie vlerash dhe jo interesash. Nuk i ka shqetësuar socialistët deklarata e socialdemokratit Gjinushi për të konkuruar i vetëm në zgjedhjet lokale. Në lidhje me këtë deklaratë, kryetari i grupit parlamentar socialist Arben Malaj u shpreh:
Arben Malaj: Unë besoj që koalicioni është marrëveshje midis palëve dhe palët janë të detyruara të merren vesh përpara se të shprehin qendrime të cilët në thelb i prezantojnë ato si të ndara. Përsa i përket konkurencës së bashkive midis socialdemokratëve besoj se së pari ne jemi të interesuar që fitorja e Partisë Socialiste të jetë bindëse dhe së dyti jemi të interesuar që patjetër koalicioni për shtetin që përbën dhe bërthamën e qeverisjes sonë të ketë rezultate pozitive.
Gazetari: Pse u detyrua Gjinushi të heqë dorë nga marrëveshja?
Arben Malaj: Ne pranë deklarojmë që koalicioni është koncept i Partisë Socialiste, nuk është një marrëveshje.
Ndërkohë socialdemokratët do t'i përcaktojnë kandidatët e tyre për pushtetarë lokalë javën e ardhshme më 8 gusht, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange