Bllokimi i lëvizjeve për të udhëtuar në vendet e BE, por edhe në shumë shtete të tjera, kufizoi në maksimum mundësitë e shqiptarëve për të pushuar në destinacione të ndryshme kete vere. Por për një nga destinacionet e preferuara të shqiptareve, Antalja e turqise, ndonëse me gati dy muaj vonese kanë nisur fluturimet e carterave me pushues. Operatorët turistikë që operojne me chartera ne Antalia pohojnë se interesimi për të udhëtuar në situatë pandemie është normal. Por sipas tyre krahasuar me një vit në parë po udhëtojnë rreth 70% udhëtarë më pak në ditë si dhe eshte ulur edhe kaopacitete ti i carterave . Në ditë, 1 vit më parë niseshin rreth 500 turistë me 3 çartera me 180 udhëtarë. Operatoret turistike pohojne se kapaciteti i carterave eshte ulur edhe si nje masa nga vet ata. nderkaq renia e numrit te udhetareve ka rene pasi shume prej qytetareve kane frike te udhetojne, një pjesë tjetër nuk kanë leje për të pushuar dhe pjesa e shqiptareve që jetojnë jashtë nuk mund të vijnë në Shqipëri për të udhëtuar me familjen drejt Turqisë. Zgjedhja e Turqise si vendi per te pushuar sipas operatoreve te sektorit behet pasi eshte mundesia e vetme per te udhetuar jashte, por edhe per shkak se ne mjaft resporte ne antalia cmimet jane me te ulta e se ne jug te Shqiperisë. ?Në Turqi nuk ka ulje të çmimeve në krahasim me vjet, pasi resortet nuk po punojnë me kapacitet të plotë dhe zbatojnë rigorozitet protokollin e sigurisë kundër Covid-19?, thote nje prej operatoreve turistike. Në vendin tonë janë 5 agjenci turistike që operojnë me udhëtimet çarter me Turqinë. Me nisjen e sezonit, secili operator më vete parashikon të kryejë 1 udhëtim me çarter çdo javë. nderkohe sipas të dhënave nga Tirana International Airport në vitin 2019 drejt Antalias udhëtuan me çarter 61,700 pasagjerë me rënie 2,1% krahasuar me 2018 ku udhëtuan 63,024.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Antalia#BE#TopChannel