Koronavirusi/ 21-vjeçarja viktima më e re në Shqipëri, katër persona ndërrojnë jetë në 24 orët

2020-08-01 0

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 101. Mes tyre është edhe një 21-vjeçare e cila u raportua më herët e vdekur, për shkak se nuk mundi të fitonte luftën me koronavirusin. 21-vjeçarja e cila gjendej e intubuar vuante nga sindromi metabolik. Gjendja e saj është përkeqësuar në mënyrë të mënjehershme dhe mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, duke u bërë viktima me moshën më të re në Shqipëri.