Report Tv zbardh dosjen e grupit të mashtruese që duke hakeruar profilet në Facebook përvetësuan 38 mijë euro nga persona që besonin se flisnin me të afërmit e tyre. Në krye të skemës akuzohet se qëndron një simpatizant i PD-së që vidhte të dhënat personale, ndërsa rolin kryesor për të folur me shqiptarët jashtë vendit, për t?i mashtruar dhe për të tërhequr paratë, e kishin dy vajza.