Arben Imami: Duhet me shume siguri ne burgjet shqiptare (29 Korrik 2000)

2020-08-01 5

Lajme Arkiva 2000
Masat e sigurisë në burgje duhen rritur më shumë. Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë Arben Imami i cili është takuar në burgun e sigurisë së lartë 313 ,me gjithë drejtorët e burgjeve në vend ku dhe është prezantuar me ta. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gramoz Xhaferri ka bërë analizën 6 mujore të aktivitetit të burgjeve. Janë përmirësuar kushtet në qeli dhe rritur siguria.
Kjo ka qenë me pak fjalë esenca e punë së burgjeve sipas Xhaferraj. Aktualisht në gjithë burgjet në vend ndodhen 1385 të dënuar, numër më shumë se kapaciteti normal. Burgje të reja po bëhen në Elbasan dhe po rikonstruktohet dhe ai i Lezhës që do të jetë më i madhi në vend. Burgjet më të kompletuar janë ato të Burrelit, Tepelenës,Vaqarrit dhe burgu 313 i Tiranës. Përballë këtyre fakteve të bëra të ditura nga Xhaferraj, ministri Imami ka kërkuar më shumë llogari në masat e sigurisë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange