#tvora #rtvoranews
Një sulm me tritol u shënua në Fushë Krujë. Eksplozivi ishte vendosur në portën e banesës së një 22 vjeçari, për të cilin dyshohet se ishte edhe mesazhi paralajmërues. Vetë i riu ka mohuar të ketë konflikte.
Këto janë pasojat e shpërthimit të një sasie ekspozivi në portën e familjes Koçja në Fushë Krujë.
Ekspozivi u vendos aty rreth orës 02:15 minuta të mëngjesit, sipas policisë lokale.
Familja në atë kohë ishte në gjumë.
Shpërthimi siç tregojnë pamjet në video ka qenë i fortë dhe për pasojë ka shkaktuar dëme materiale.
Eksplozivi duket se ka qenë një mesazh për djalin 22 vjeçar të familjes, Eraldo Koçja i cili në njoftimin e policisë citohet si pronar i banesës.
Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por sipas burimeve ka mohuar të ketë konflikte.
I riu që punon në një servis motorësh, citohet të ketë thënë se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët.
Konfliktet i kanë mohuar edhe familjarët e tjerë.
Policia në njoftimin paraprak për ngjarjen thotë se është duke punuar për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/tritol-baneses-se-22-vjecarit-ne-fushe-kruje/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv