Shpërthim gjatë natës në Fushë-Krujë, i vihet tritol rrethimit të banesës së pronarit të një servisi

2020-08-01 0

Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur Fushë-Krujën në orët e para të ditës së sotme. Pas mesnate, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së Agron Kocjas në lagjen "Magaze" është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.