Paskal Milo: Mos krijoni armiqesi italo-greke (29 Korrik 2000)

2020-08-01 0

Lajme Arkiva 2000
Ministri i Jashtëm Paskal Milo ka dalë sot para gazetarëve për të paraqitur analizën 6 mujore. Lidhur me problemet që ka patur Shqipëria kohët e fundit me shtetet fqinje si Greqia dhe Italia, Milo deklaroi se nuk duhet të jepen gjykime konfliktuale. Marrëdhëniet me Greqinë janë acaruar për shkak të largimit të forcës greke të instaluar prej 3 vitesh në Shqipëri dhe kompanisë "Heleni Petrol" nga Porti i Durrësit, por minisitri i Jashtëm ka mohuar qefmbetjen e Greqisë.
"Kompania greke largohet nga Shqipëria ditën e hënë. Pra në datën 31 korrik dhe në ceremoninë e largimit të saj mendohet të vijë dhe ministri i Mbrojtjes i Greqisë. Kjo kompani siç e dini edhe nga vetë deklaratat që bënte qeveria greke, largohet pasi përfundoi misionin e saj zyrtar në Shqipëri pasi nuk kishte më objekt për të qëndruar dhe në këtë mënyrë largimi i saj është një largim korrekt që nuk ka vend për komente të tjera."
Ndërsa trupat grekë nuk morën më aprovimin e qeverisë për të qëndruar këtu, dje me Kryeministrin Amato është rënë dakort për patrullimin e ushtarëve italianë dhe në ujërat shqiptare.
"Përsa u përket forcave italiane ne nuk kemi pse të jemi të ndrydhur për këtë çeshtje sepse ne forcat italiane i kemi në Shqipëri në kuadrin e NATO-s dhe ato janë të dislokuara siç e dini në Durrës dhe në Vlorë. Absolutisht nuk duhet të jepni ngjyrime të kësaj natyre për të krijuar përshtypjen e një rivaliteti italo-grek."
Ministri Milo tha se për forcat italiane vetëm është diskutuar dhe kjo në kuadër të një misioni të përbashkët që do të koordinojë për mirë punën për frenimin e trafiqeve në Adriatik./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange