Bashkejetesa e veshtire mes ujerave te zeza (29 Korrik 2000)

2020-08-01 0

Lajme Arkiva 2000
Kjo është një nga qindra histori me ujëra të zeza dhe ujëra të pijshëm në Tiranë. E reja në këtë rast është vetëm kjo gropë. Ka përmasat e një vaske dhe e thellë është plot 2 metra. Gjysëm viti më parë këtu u hap një gropë më e vogël për të riparuar ujërat e zeza. Fekalet dilnin dhe mbulonin oborrin. Banorët paguan nga xhepi dhe rregulluan tubin e çarë. Pak më vonë ujërat plasën përsëri, por këtë radhë edhe më fuqishëm.
Sipas banorëve kur vjen uji i pijshëm ujërat e zeza hyjnë në shkallë dhe arrijnë deri në këtë nivel. Para tre ditësh erdhi Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve dhe hapi gropën gjigande. Në të vërtetë nuk rregulluan gjë dhe këtë pellg e lanë kështu. Njëri nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve shprehet se nuk kanë materialet e nevojshme për të kryer riparimet.
Ndërkohë banorëve i është shtuar dhe një telash tjetër. Përveçse nga lagia, duhet të ruhen dhe nga mbytja. Në çezma tani vjen ujë i pisët, por problemi më i madh sot është gropa ku jo të gjithë dinë të notojnë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange