Vjedhje, mashtrim e dhunë në familje, policia e Korçës iu vë prangat tre të kërkuarve

2020-08-01 1

Gjatë orëve të fundit policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas në kërkim për veprat penale ?Vjedhja e kryer më shumë se një herë?, ?Mashtrimi? dhe ?Dhuna në familje?.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Maliq dhe Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit K. P., 21 vjeç, banues në Maliq (i dënuar më parë për ?Vjedhje?).

Ndalimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve, ngjarje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Maliqit dhe të Korçës, ku në banesa dhe dyqane të qytetarëve janë vjedhur sasi lekësh, pajisje elektroshtëpiake, artikuj ushqimore, veshje, si edhe një sasi nafte nga kaldaja e një shkolle në Maliq.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale ?Dhuna në familje?.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. M., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 03.07.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi (me detyrë avokat) pasi dyshohet se i ka përvetësuar shtetasit A. X., nëpërmjet mashtrimit, një sasi prej 75000 lekë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Arrested#TopChannel

Free Traffic Exchange