'Ligjet' miratojnë ndryshimet në Kushtetutë: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore

2020-08-01 0

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore. Shumica dhe opozita parlamentare dakord për vendosjen e pragut kombëtar në Kushtetutë, niveli do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.