Ora News - Lezhë: Prodhonin dhe shisnin ilaçe me pretendimin se kuronte Covid-19

2020-08-01 1

#tvora #rtvoranews

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor e koduar ?Kuruesi i rremë?, duke vënë në pranga dy persona.

Frederik Frrokaj dhe nipi i tij Henri Frrokaj, prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t?i shëronte nga COVID-19.

?Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ?Kuruesi i rremë?, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras?, thuhet në njoftimin e plicisë.

Operacioni u krye nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë.

Frederik Frrokaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Ndërkohëm, nipi i tij u kap në flagrancë në një lokal, ku po i shiste ilaçin një klienti.

Nga kontrolli në banesën e 57-vjeçarit u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Ai pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte snipit të tij, pasi takonte personat e interesuar, dhe ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lezhe-prodhonin-dhe-shisnin-ilace-me-pretendimin-se-kuronte-covid-19-pranga-57-vjecarit-dhe-nipit-te-tij/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange