20 mijë lekë ilaçi për të shëruar COVID'/ Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PD-së, hiqej si mjek

2020-08-01 3

Vëllai i ish-deputetit të PD-së Andon Frrokaj, Frederik Frrokaj është bërë pjesë e një skandali duke përfituar nga situata alarmante e COVID-19 që ka prekur gjithë botën dhe vendin tonë. Frrokaj hiqej si mjek dhe bashkë me nipin e tij Henri Frrokaj mashtronin qytetarët duke shitur ilaçin kurues për COVID, në këmbim të 20 mijë lekëve.