TIARNE-Opozita e bashkuar kërcënon me destabilitet pas vendimit të shumicës dhe opozitës parlamentare për të hapur listat dhe hequr koalicionet parazgjedhore. Opozita përmes një deklarate të përbashkët shprehet se i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës duke mos i njohur ndryshimet. Ndryshimet, që pritet që të vulosen në 30 korrik në Kuvend, opozita i cilëson si të njëanshme dhe tentativë për të prishur paktin e 5 qershorit.